Veseli gjithashtu, i bën thirrje qytetarëe shqiptarë që t’a ndërtojnë lumturinë dhe të ardhmen e tyre në Kosovë dhe jo në dhe të huaj.
“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së.
Qoftë simbolika e kësaj dite të shënuar, një thirrje për të gjithë ne shqiptarët, që lumturinë ta ndërtojmë në trojet tona e mos ta kërkojmë në dhe të huaj!”, ka shkruar Veseli në “Facebook”. /albeu.com/