Me ardhjen e kuadrove të Partisë Alternativa në Ministrinë e Kulturës, minisri Hysni Ismaili thotë se janë zgjidhur shumë padrejtësi që kanë qenë prezente në këtë dikaster për vite me radhë.
Ai në emisionin ‘Studio e hapur’ përmendi edhe nivelizimin e pagave të të punësuarve në ministri kur me këtë dikaster udhëhiqte ish ministri po nga radhët e Alternativës, Asaf Ademi, ndërsa përmendi edhe realizimin e marrëveshjes kolektive që është një hap shumë i rëndësishëm për gjithë të punësuarit në Minsitrinë e Kulturës.