Vetëm pak minuta më parë, në një prej mureve të ndërtesave në qendër të Prishtinës, përkatësisht te sheshi “Zahir Pajaziti”, është shfaqur një fotografi gjigante me portretin e aktivistit të ndjerë të “Vetëvendosjes”, Astrit Dehari.
Portreti i Deharit përcillet nga shënimi: Drejtësi për Astritin, dhe është i realizuar me dy ngjyrat e flamurit kombëtar, kuqezi.