Trendafilova: Gjykimet do të jenë të drejta dhe të paanshme

Një delegacion i ministrisë së Jashtme gjermane ka vizituar dje dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori William Roleants de Stappers si dhe zyrtari i MPJ-së belge, Axel Kenes.

E në takimin që pati në këtë delegacion, ka folur kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka thënë se të gjithë gjykimet në Speciale do të jenë të drejta dhe të paanshme, e për këtë sipas saj është shumë i përkushtuar institucioni që ajo drejton.

“Të gjithë ne që jemi tek Dhomat e Specializuara jemi plotësisht të përkushtuar të sigurojmë gjykime të drejta, të paanshme dhe efikase të zhvilluara në një atmosferë të sigurt”, tha Trendafilova, përcjell Sakte.net.

Ndërkohë, Specialja po vazhdon ende me dërgimin e ftesave në Kosovë, teksa aktakuzat pritet të ngritën brenda pak muajsh.

Vetëm brenda kësaj periudhe trejavore, Specialja në Kosovë ka dërguar mbi 10 ftesa në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme