Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, raporton se deri më tani 4 persona kanë humbur jetën dhe 84 kanë mbetur të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që goditi Turqinë. Në një dalje për mediat pas tërmetit të fuqishëm që goditi qytetin e Elazigm, është shprehur se 4-5 ndërtesa janë rrënuar nga lëkundja.
Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera. Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet.