Virusi kinez vjen në Europë, zbulohen 3 raste të prekurish në Francë

Franca ka konstatuar tre rastet e para të të infektuarve me koronavirusin e përhapur ditët e fundit në Kinë.

Ministria Franceze e Shëndetësisë bën me dije se tre rastet e shënuara në Francë janë të para në Europë.

Njëri pacient është 48 vjeç në jug-perëndim të Bordos, shprehet në deklaratë ministria. Francezi 48 vjeçar kishte udhëtuar në Kinë dhe kishte vizituar Wuhan-in, qytetin ku ka rënë virusi, përpara se të kthehej në Francë me 22 janar. Ai i ka bërë testet mjekësore dhe që pas testeve 48 vjeçari është izoluar në shtëpi dhe nuk ka dalë jashtë.

Ndërkohë si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën 41 persona në Kinë dhe mbi 1300 të tjerë janë infektuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme