Tërmeti në Turqi, Gashi: Jo shumë kohë më parë ishte pikërisht ky shtet që na ofroi ndihmën

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime për qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi. Gashi thotë se është me shpresë që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh.

“Lutjet tona sonte janë për Turqinë. Shpresoj që kjo sfidë të tejkalohet me sa më pak humbje jetësh dhe dëme. Jo shumë kohë më parë ishte pikërisht ky shtet që na ofroi ndihmën pa kursim për vëllezërit tanë në Shqipëri, andaj edhe ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullin tonë mik me të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion”, ka shkruar Afrim Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme