Moti sot në Shqipëri: Reshje shiu dhe dëbore

Kjo e diel do të rikthejë reshjet e shiut dhe dëborës, ndërkohë që temperaturat do të pësojnë një ngritje të lehtë, deri në dy gradë.

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje, ku në pjesën më të madhe ato do të jenë reshje shiu.

Ndërsa në zonat malore gjatë ditës së sotme, do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme