Zbulohet se si do të vijë fundi i botës?!

Sipas llogaritjeve shkencore, një galaktikë e afërt do ta godasë Rrugën e Qumështit dhe kjo “ngjarje katastrofike” mund t’i japë fund sistemit tonë diellor.

Astrofizikanët në Universitetin e Durhamit në Angli kryen një simulim kompjuterik për të mësuar më shumë në lidhje me lëvizjen e Reve të Mëdha të Magelanit (LMC), një galaktikë satelitore që orbiton Rrugës së Qumështit.

Sipas përllogaritjeve, kjo galaktikë, e cila ndodhet 163.000 vite-dritë nga Rruga e Qumështit, ajo aktualisht është duke lëvizur me një shpejtësi prej 250 milje në sekondë dhe po lëviz drejt nesh.

Shkencëtarët thonë se kjo përplasje do ta tronditë gjithë Rrugën e Qumështit.

Ndonëse kjo nuk mund të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin tonë diellor, ajo mund të na qesë “jashtë Rrugës së Qumështit në univers”, shpjegon udhëheqësi i hulumtimit Marius Koton.

Përplasja do të shkaktojë një ndryshim të yllit dhe do të rrisë rrezikun e devijimit në fusha të reja të gravitetit, të cilat mund të ndryshojnë orbitën e planetit Tokë.

Po ashtu, mund të vijë edhe deri te ndryshimi i distancës ndërmjet Tokës dhe Diellit, gjë që do ta bënte planetin tonë tepër të nxehtë ose tepër të ftohtë për të mbështetur jetën.

Megjithatë, aktualisht nuk ka vend për panik, pasi ngjarja e përshkruar mund të vijë pas 2.5 miliardë vjetësh, sqarojnë shkencëtarët në këtë hulumtim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme