Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të zhvillojë sot një takim të veçantë me zyrtarët në Pekin, për të diskutuar për masat që do të ndërmerren ndaj koronavirusit, ku si pasojë e të cilit 80 persona kanë humbur jetën e 400 janë në gjendje kritike, shkruan The Guardian.
Të hënën, edhe komuna Chongqing, e cila ka një popullsi prej 30 milionë banorësh, tha se ka ndaluar shërbimet e autobusëve në distanca të gjata.
Komuna kufizohet me provincën Hubei, ku janë regjistruar pjesa më e madhe e vdekjeve, përcjell Periskopi.