Kina është paralizuar nga koronavirusi i cili u ka marrë jetën deri më tani 56 personave ndërsa po përhapet me shpejtësi të madhe. Sefer Vrana student shqiptar në provincën Guandon të Kinës rrëfeu në një lidhje direkte për Abc News realitetin e frikshëm në Kinë.
Seferi u spreh se prej tre ditësh nuk dalin nga shtëpia ndërsa çdo ditë zgjohen me frikën se mos janë prekur nga virusi vdekjeprurës.
“Frika është shumë e madhe ngriemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh.” shprehet ai.
Studenti theksoi po ashtu se edhe në momentin kur dalin pajisen me maska dhe mundohen të mos prekin në shumë vende.
“Në qytetin ku unë jetoj rreziku është i lartë nëse e krahasojmë me qytetet të tjera ku është më ndryshe. Por për shkak se përhaja është e shpejtë, shtohet edhe numri i të prekurve”, rrëfen studenti shqiptar nga Kina .
Sipas tij, jeta është bërë shumë e vështirë sidomos tre ditët e fundit.
“Deri para tre ditësh kishim mundësi edhe të dilnim por së fundmi kemi vendosur të qendorjmë në shtëpi edhe në momenmtin që duam të dalim jashtë vendosim maskë”, thotë ai.