Publicistja e njohur kosovare, Flaka Surroi, ka botuar së fundi edhe kolumnen e saj më të re në të cilën është treguar shumë kritike ndaj rolit të ambasadorit special Richard Grenell, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Znj.Surroi, kësaj here, nuk ka futur në vështrimin e saj javor një kallaballëk temash të ndryshme, por është marrë vetëm me dy sosh: marrëveshjet që po arrihen në Berlin mes Kosovës me Serbinë dhe negociatat për koalicion qeveritar mes LDK-së e VV-së.
“Nuk do të ma kishte marrë mendja se 20 e kusur vjet pas çlirimit ende do të kishte diplomatë të huaj që do të vinin për të arritur marrëveshje për neve, duke u marrë vesh herë me njërin kryeqytet e herë me tjetrin.” – shkruan zonja në fjalë
Më tej, ajo kritikon edhe marrëveshjen, për të cilën thotë se mbështetet në një dokument “që e mohon pavarësinë e Kosovës dhe shtetësinë e vet, dhe është një dokument që u është bërë shumë trysni kosovarëve që ta nënshkruajnë.”
Nuk dihet nëse këto pretendime të Surroit janë të sakta.
Ajo konteston edhe arsyetimin e z.Grenell, i cili kishte deklaruar me të drejtë se problemi i Kosovës ishte ekonomia, e jo politika. Duhet përmendur shifrat ende-alarmante të varfërisë e papunësisë, pabarazinë në zgjerim e sipër, punët e paguara keq, mos-respektimin e kushteve të punës, dhe shumë simptoma të tjera që tregojnë se problemi kryesor i kosovarëve përnjëmend është ekonomia.
Por, Surroi – e cila është e motra e multi-milionerit Veton Surroi dhe drejton një grup multi-milionësh medial – nuk sheh problem te ekonomia, por te politika.
E kuptueshme.
Opinionin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.