Sërish vranësira dhe reshje me intesitet të ulët deri mesatar në territorin shqiptar, ku në pjesën më të madhe të vendit rreshjet do të jenë në formë shiu. Por sipas Meteoalb, në zonat malore Veriore dhe Lindore do të kemi edhe rreshje dëbore. Orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit, duke rikthyer kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 1 gradë Celsius deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mestare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.