Një fabrikë iraniane prodhon të paktën 2,000 flamuj amerikanë dhe izraelitë në muaj, të cilat shërbejnë për t’u djegur në protest.
Ajo tashmë po lulëzon, raporton Reuters, në një klimë tensioni pas ekzekutimi të gjeneral Soleimanit.
Fabrika ndodhet në qytetin Khomein, në jug-perëndim të Teheranit, dhe punonjësit e saj i bëjnë flamujt me dorë.
Të paktën 2,000 flamuj amerikanë dhe izraelitë prodhohen çdo muaj, të cilat më pas bëhen hi nga protestuesit nëpër rrugë. /tesheshi.com/