Çfarë e bëri fjalimin e mbrëmshëm të Trump aq spektakolar?

Fjalimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump, në seancën e përbashkët të senatit dhe kongresit, në atë që njihet si “State of the Union”, ishte patjetër më i miri që ai ka mbajtur në këto 4 vite, por nga më spektakolarët e kësaj tradite. Një fjalim që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, që kishte shumë kulme, dhe njëri nga ato ishte padyshim, momenti kur në fund, spikerja e seancës, demokratja Nensi Pelosi, e grisi variantin e printuar që kishte mbi tryezë.

Fjalimi më i debatuar po ashtu. Po edhe më skeptikët dhe kundërshtarët, nëse ndjek median amerikane, e kanë pranuar se mbrëmë ishte nga shfaqjet më të forta të Trump. Ndoshta një prej investimeve më të sigurta në fushatën e tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë, dhe pikërisht në momentin kur ndaj tij po zhvillohet një hetim, për shkarkim, për abuzim me detyrën.

Demokratët dhe mbështetësit e tyre janë tashmë në një pozitë të vështirë edhe prej gjestit të Pelosit, që nuk ngjan të jetë mirëpritur. Sipas raportimeve në media, ajo është shprehur se e grisi fjalimin sepse ishte i mbushur plot me gënjeshtra.

I pyetur në një studio të FOX News, zëvendëspresidenti Pence, që gjendej më afër Pelosit se kushdo tha se nuk e kishte besuar se po griste fjalimin. Ai kishte menduar se ndoshta bëhej fjalë për ndonjë ligj të ri.

Specialistët e komunikimit po i japin presidentit Trump kredite për paraqitjen e mbremshme. Sipas tyre, ajo çfarë e bëri të fortë dhe të prekshëm fjalimin, ishte se, mesazhi shkonte për amerikanët e zakonshëm.

Si rrallë ndonjëherë në këtë format, Trump e kishte ilustruar fjalën e tij, me raste konkrete njerëzish, të cilët ishin të pranishëm në sallë. Dhe kur ai fliste për projektin që ka për përmirësimin e kushteve të shkollës për një vajzë që jeton vetëm me nënën e saj, ato ishin pak metra më tutje dhe po dëgjonin. Ndërkohë, kamera fiksoi reagimin e tyre.

Apo rasti emocionues, kur kreu i Shtëpisë së Bardhë, falenderoi një rreshter që po i shërben atdheut në Afganistan, teksa bashkëshortja e tij, punon si vullnetare në një qendër për familjarët e ushtarakëve. Ajo ishte e pranishme me të dy djemtë e saj. Po pak kush e dinte, se rreshteri i graduar, gjendej disa metra më tej, dhe me një moment surprizues, të lajmëruar nga Trump, ai iu bashkua familjes, pikërisht gjatë State of the Union. Gjithçka live.

Duke adresuar çështjen e sigurisë së brendshme, Trump kishte ftuar të ishte i pranishëm, vëllanë e një viktime të sulmit me armë të disa emigrantëve të paligjshëm meksikanë. Kjo për ta bërë të prekeshme të ndjeshme temën. Ai më pas foli në media, dhe tha se Pelosi grisi historinë dramatike të familjes së tij.

Dhe një nga kulmet, ishte dekorimi në atë moment, përtej çdo protokolli, i gazetarit të famshëm radiofonik Rush Limbaugh.

Konservatorët janë entuziastë pas këtij momenti. Ata i janë sulur zonjës Pelosi, duke i thënë se ajo çnderoi një fjalim për amerikanët, për jetën, për historinë, arritjet dhe vështirësitë e tyre.

Mesazhi kryesor i adresimit të Trump ishte se Amerika është rikthyer e fuqishme, dhe që ai angazhohet për ta mbajtur të atillë.

Mapo.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme