Ggjykata e la në arrest me burg Lulzim Cukun, i cili u paraqit në kushte të rënduara psikologjike në sallën e gjyqit ku ka shpjeguar marrëdhëniet e tij me bashkëshorten e ndjerë Manjola Cukun.
Lulzim Cuku ka vrarë të shtunën në darkë bashkeshorten e tij Manjola Cuku për shkaqe xhelozie. Pranë trupit të viktimës policia gjeti tre fëmijet e saj të mitur.
“Prej tre muajsh kemi nisur të debatojmë. Kisha arsye se kisha gjetur gjera të cuditshme në shtëpi që më bënin të dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha që shtepia është kthyer në vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete në Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulzim Cuku.
Manjola Cuku rezultonte me urdhër-mbrojtje nga gjykata e Durrrësit, pasi ishte dhunuar edhe herë të tjerë nga bashkëshorti.
Pasi ka vrarë bashkëshorten me thikë, ai e ka kyçur në banjë dhe është arratisur, për tu kapur disa orë më pas në Mat. Burime të policisë thanë se kur mbërritën në banesë gjetën fëmijët teksa qanin mbi trupin e nënës.