AlternAtivA e njofton gjithë opinionin, në veçanti aktivistët dhe mbështetësit e saj se sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, u dakordua për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 12 prillit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.
Në këtë mënyrë ne ia dolëm që shqiptarëve të Maqedonisë t’ua krijojmë adresën e saktë të ndryshimit në zgjedhjet e 12 prillit.
Era e ndryshimit tashmë po vjen edhe në vendin tonë dhe shqiptarët do të festojnë më 12 prill.
Shkup, 06.02.2020 AlternAtivA – Shkup
Sekretariati për Marrëdhënie me Opinionin