Emira Mehmeti më e përgjuara, 1133 përgjime për 2 mijë ditë (Tabela)

Ermira Mehmeti, ish-deputetja e BDI-së ka qenë një nga politikanet më të përgjuara gjatë periudhës së kaluar nga DSK. Kjo është zbuluar nga dokumentet e dosjes “Target” që po hetohet nga Prokuroria Publike Speciale.

Deputetja Ermira Mehmeti është përgjuar 1.133 herë në interval prej 2.095 ditë. Është përgjuar gjithashtu edhe lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov me 180 procesverbale në interval prej 1.279 ditë, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski me 183 procesverbale në 389 ditë, profesori universitar i Fakultetit Juridik në UKM, Lubomir Fërçkovski me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, përcjellë Portalb.

PSP, shpjegon se “target” i përgjimeve kanë qenë edhe gazetarët, ku përveç Borjan Jovanovskit, Meri Jordanovskës dhe Goran Mihajllovskit, kanë qenë të përgjuar edhe pronari i TV Kanal 5, Emil Stojmenov me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, por edhe ish gazetari dhe pronari i javores “Fokus” Nikolla Mlladenov, me 661 procesverbale në interval prej 1.163 ditë. Në listë janë gjetur edhe emrat e gazetarëve, Dragan Pavlloviq-Llatas me 918 procesverbale në interval prej 1.864 ditë, Olivera Trajkovska me 602 procesverbale në interval prej 1.542 ditë, Aleksandar Çomovski me 735 procesverbale në interval prej 1.295 ditë, Katerina Bllazhevska me 918 procesverbale në 1.864 ditë dhe Vasko Evtov me 918 procesverbale në 1.864 ditë.

Përndryshe, PSP në konferencë për shtyp, pasi e hapi lëndën “Target” njoftoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është përgjuar në dy numra: numri një – 338 ditë dhe numri dy- 867 ditë; i PDSH-së Menduh Thaçi në dy numra është përgjuar 1257 ditë, ish ministri Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: numri një; 32 ditë dhe numri dy; 92 ditë, ish ministri Musa Xhaferi është përgjuar së paku 1658 ditë, ish ministr Hari Kostov është përgjuar: 732 ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme