Anton Berisha nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj konsullatës turke në qytetin e Prizrenit.
Por ai është shprehur se shteti i Turqisë por edhe vet ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, nuk duhet ta shohin Kosovën si pjesë të saj.
“….politika aktuale turke dhe vetë ambasadorja e akredituar, në vazhdimësi janë duke e atakuar sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe vet identitetin e shqiptarëve me referencat komb pjesë e kombit turk, dhe thirrja në Konventën e Vjenës do të nënkuptonte masa ndaj vet ambasadores”, ka shkruar Berisha.
Tutje ai ka komentuar edhe deklaratat e ambasadores turke se Kosova dhe Turqia janë dy shtete mike dhe vëllezër.
“Me gjithë respektin njerëzor, si shqiptar, unë nuk e kam motër ambasadoren Kivilcim Kiliç!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Ambasadorja turke dënon sulmin ndaj konsullatës në Prizren:
JEMI VËLLEZËR!”
KOMENT:
Edhe une i bashkangjitem ambasadores turke në dënimin e sulmit ndaj konsulatës turke në Prizren. Megjithatë, edhe në këtë rast, me konstatimin e saj se: “jemi dy shtete mike dhe vëllezër” ajo në fakt vazhdon ta trajtoj kombin shqiptarë imponueshëm si vëlla me popullin turk dhe në këtë mënyrë edhe të tejkaloj kompetencat e saj si ambasadore e akredituar.
Në fakt, ata që u thirren këto ditë në Konventës e Vjenës, dhe që me të drejtë konstatuan se konsulata turke është eksterritor që rrjedhimisht sulmi prek pjesën integrale të sovranitetit të shtetit, përkatësisht turk; duhet të kenë parasysh se politika aktuale turke dhe vetë ambasadorja e akredituar, në vazhdimësi janë duke e atakuar sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe vet identitetin e shqiptarëve me referencat komb pjesë e kombit turk, dhe thirrja në Konventën e Vjenës do të nënkuptonte masa ndaj vet ambasadores.
Me gjithë respektin njerëzor, si shqiptar, unë nuk e kam motër ambasadoren Kivilcim Kiliç!