Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë në faqen zyrtare të ambasadës në Fadcebook, një video-prezantuese të saj, pak ditë pas marrjes së detyrës në Shqipëri.
“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara. Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim”, shkruhet në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA.
Në videon prezantuese, ambasadorja amerikane rendit tre prioritetet e mandatit të saj në Tiranë siç janë thellimi i marrëdhënieve ne fushën e mbrojtjes, mbështetje në rrugën e integrimit në BE si dhe zhvillimin e biznesit e rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri.