Thaçi: Me ndërmjetësimin e Amerikës dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e SHBA’së, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke, shkruan Gazeta Metro.


Presidenti Thaçi tha se epilogu i procesit të dialogut është skicuar, duke iu referuar letrave të presidentit Trump, kohë më parë, drejtuar presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme