Veturat luksoze të trafikuara po që mund të përdoren për qëllime kriminale, kanë qenë në sitën e aksioneve të policisë në të gjithë vendin prej 4 ditësh. Mbi 140 automjete janë verifikuar nga policia kriminale dhe ajo rrugore për dokumentacionin që ato disponojnë dhe nëse i është ndryshuar numri i shasisë ose jo. Ndërsa mbi 170 persona janë shoqëruar dhe verifikuar në ambientet e Policisë.
Kontrollet janë përqendruar kryesisht mbi automjete luksoze, që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri.
Në përbërje të grupeve të kontrollit ka dhe specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, të cilët kryejnë kontrolle dhe verifikime të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar.