Një shtetas nga Florida që kishte me vete një thikë u arrestua jashtë Shtëpisë së Bardhë pasi i tha një oficeri të Shërbimit Sekret se kishte ardhur për të vrarë presidentin.
Sipas policisë Roger Hedgpeth 25 vjeç, u arrestua pasditen e së shtunës. Hedgpeth i ishte afruar një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe i tha se ishte aty për të vrarë Presidentin Donald Trump dhe se kishte me vetë një thikë me të cilën synonte të kryente krimin thuhej në një raport të policisë të siguruar nga Associated Press.
“Jam këtu të vras presidentin Donald Trump!” paralajmëroi Hedgpeth, duke shtuar se “kishte një thikë me vete”
Pas kontrollit policia gjeti thikën në trupin e tij si dhe dhe një këllëf bosh pistole. Hedgpeth po mbahet paraburgim si dhe është dërguar edhe në spital për një vlerësim të shëndetit mendor.