Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka udhëtuar për në Gjermani ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.
Para këtij njoftimi të Thaçit për udhëtim jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti e ftoi për tu takuar me anë të një letrje zyrtare. Qëllimi i takimit Kurti tha se është për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih.
Burime të lajmi.net brenda kabinetit të kryeministrit, mësojnë se në kuadër të konferencës së Munihut, pritet që Thaçi dhe Kurti të jenë përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.
Në këtë konferencë është raportuar se do të nënshkruhet marrëveshje për krijimin e trafikut hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës.