Pas prishjes së koalicionit nga Vetëvendosje, flasin nga LDK e Prizrenit: Mytaher Haskuka veproi njëanshëm

Pas prishjes së koalicionit VV- LDK në Prizren, kanë folur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Asamblisti i LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj për Gazeta Blic ka theksuar se fajin për zhvillimet rreth kryesuesit të Asamblesë Komunale e ka Vetëvendosje, ndonëse ai e konteston mënyrën e zgjedhjes së Sulltan Badallajt të PDK-së.

“Sigurisht që faji është i dy palëve por barra kryesore është te LVV. Ne kishim një kërkesë racionale pas largimit të NISMA-s nga koalicioni që të paktën të kemi ose Kryesuesin ose një drejtori por që LVV hezitoj ta bënte”, tha ai për Gazeta Blic.

Prishjen e koalicionit nga Haskuka e ka quajtur të njëanshme.

Në vazhdim ndiqeni intervistën e plotë me asamblistin e LDK-së, Haziz Hodaj:

Gazeta Blic: Sot opozita arriti ta zgjedh kryesuesin e Asamblesë Kominale nga radhët e saja. Si ndodhi një gjë e tillë?

Haziz Hodaj: Nuk e di a është zgjedhur, se sipas LVV -së neni 41.5 pa shumicën e votave të nr.të përgjithshëm të anëtarëve të kuvendit nuk zgjidhet kryesuesi në asnjë varinantë.

Gazeta Blic: A është faji te VV, te LDK, apo ku qëndron faji?

Haziz Hodaj: Sigurisht që faji është i dy palëve por barra kryesore është te LVV. Ne kishim një kërkesë racionale pas largimit të NISMA-s nga koalicioni që të paktën të kemi ose Kryesuesin ose një drejtori por që LVV hezitoj ta bënte

Gazeta Blic: Cilët do të jenë hapat e radhës nga LDK?

Haziz Hodaj: Hapat janë ose opozita ose vazhdimi i bashkëqeverisjes por që natyrisht kjo mbetet në diskrecionin e LVV-së.

Gazeta Blic: Posa u zgjodh kryesuesi i seancës u raportua se Mytaher Haskuka e prishi koalicionin me LDK. Si e komentoni një veprim të tillë?

Haziz Hodaj: Për mua prishja e koalicionit ashtu rrufeshëm dhe në mënyrë të njëanshme nuk është e shëndetshme sidomos pas arritjes së koalicionit më nivel qendror, mandej sigurisht do të ndodhin bllokada për shumë vendime të rëndësishme për Kuvendin. Tek e fundit me 21 vota mund të shkarkohet kryesuesi që në seancën e radhës por duhet të verprohet me qetësisht dhe me kokë të ftofur!

Gazeta Blic: Cilët do të jenë hapat e LDK-së pas kësaj situate?

Haziz Hodaj: Tek e fundit për LDK-në prishja e koalicionit nuk është fundi botës, jeta parlamentare vazhdon dhe ne do të jemi shumë të matur për çdo hap tjetër!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme