Moti në Shqipëri e Kosovë: Rreshje shiu e dëbore

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 04ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 17ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në një pjesë të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 08ºC.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme