Pendarovski takohet me Kurtin: Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar

Liderë politikë e shtetërorë dhe zyrtarë të çështjeve të sigurisë nga vende të ndryshme të botës ndodhen në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në qytetin e Munihut. Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Presidenti i vendit Pendarovski ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ku kanë folur për forcimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja vendet.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që kontribuojnë në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, me tregti të lirë që kontribuon në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, ka shkruar Pendarovski në rrjetin social fejsbuk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme