Arifi: Presheva duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.

 

Ai tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e tarifave të vazhdojë. Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor. “Politikisht taksën e kemi përkrah, si mjet politik, por si mjet ekonomik na ka dëmtuar”. Arifi është deklaruar edhe rreth bisedimeve të Kosovës dhe Serbinë, ku tha se pjesë e tyre duhet të jetë edhe Lugina e Preshevës. “Për neve është me rëndësi që dialogu të fillojë sa më shpejtë. Shpresojmë në qeverinë e re të Kosovës që t’i marrë hapat e duhur. Jo që duam të hiqet taksa, por duam të vazhdojë dialogu e taksa do të jetë në tryezë”,ka thënë Arifi.

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme