Aleanca për Shqiptarët ka fajësuar BDI-në për dështim në më shumë fusha gjatë kësaj qeverisje. Sipas ASH-së dështimet në reformat e sistemit gjyqësor, arsim, shëndetësi, ekonomi, ekologji dhe shumë të tjera mbajnë vulën e BDI-së. Sipas zëdhënësit të ASH-së Flakron Bexheti, BDI-ja në fushën e drejtësisë ka qenë shpesh në koalicion me VMRO-DPMNE-në opozitare për të mbrojtur nga arrestimi të akuzuarit Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Trajko Veljanovski dhe të dyshuarit e tjerë për 27 prillin. ASH-ja akuzon BDI-në se ka dështuar edhe në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Agjencia për rini dhe sport si dhe Agjenci për planifikim hapësinor në nivel udhëheqës vazhdon të jetë 0% shqiptar dhe 100% maqedonas, kjo kuptohet se është fal BDI-së. Gjykata supreme ka 88.9 të punësuar maqedonas dhe 0% shqiptar, Enti shtetëror për statistika 90 % maqedonas dhe vetëm 3% shqiptar. Instituti për standardizim 100% maqedonas dhe 0 % shqiptar. As drejtoritë dhe ministritë nuk respektojnë përfaqësimin adekuat të shqiptarëve, ku përafërsisht, nëse i mbledhim të gjitha, duke i futur edhe manipulimet me përkatësinë etnike del se vetë 12% nga numri total i të punësuarve në administratën publike janë shqiptarë. Fondet dhe subvencionet shtetërore zbatohen vetë për pushtetarët”-pohoi Flakton Bexheti, ASH.