Në kuadër të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dy urat në Stamboll, “Fatih Sultan Mehmet” dhe “Yavuz Sultan Selim”, si dhe kulla në Ankara ishin ndriçuar me ngyrat e flamurit të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Urat në Stamboll ndriçohen me ngjyra dhe shfaqje të dritave në ditë të rëndësishme, ndërsa dje me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ato ishin ndricuar me ngjyrat kaltër, të bardhë dhe të verdhë të flamurit të Kosovës.
Ky ndriçim i realizuar nga Drejtoria e menaxhimit të energjisë së Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IBB) vazhdoi deri në lindjen e diellit të së martës.
Po ashtu edhe kulla e lartë e komunikimi dhe vëzhgimit “Atakule” në Ankara ishte ndriçuar me ngjyrat e flamurit kosovar me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në “Atakule”, e cila ndodhet në rajonin Çankaya të kryeqytetit, përkatësisht në pjesën rrotullese të saj, në gjuhën turke dhe atë angleze janë shfaqur edhe shkrimet “Republika e Pavarur e Kosovës”.