“Ne tash kemi takime bilaterale për harmonizim të programeve dhe të konkretizimit të ofertës sonë dhe paraqitjes bashkërisht. Mendojmë se ky koalicion do të jetë fitues tek shqiptarët dhe unë jam i bindur në këtë, natyrisht nëse arrijmë që këtë bindje ta reflektojmë edhe te qytetarët”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, për TV21.