Erdogan e uron Kurtin: Turqia do ta mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në mesazhin e Erdoganit drejtuar Kurtit thuhet se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet si dhe se Turqia do të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

“I nderuar Kryeministër, Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë. Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Erdoganit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme