Erdogani e paralajmëron Sirinë: Durimit tonë po i vjen fundi

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka paralajmëruar një operacion në shkallë të gjerë të ushtrisë së Turqisë në veri të Sirisë. Në një fjalim para anëtarëve të partisë AK, Erdogan tha se po mbaron ultimatumi ndaj ushtrisë së Asadit për t’u larguar nga veriu i Sirisë.

Sipas tij, fundi i shkurtit është afati final brenda të cilit ushtria e Asad duhet të largohet nga Idlibi dhe Aleppo, të cilat i mban të rrethuara.

“Një operacion ushtarak në Idlib është shumë i mundshëm tani. Ne nuk mund të presim më. Po bëjmë paralajmërimin tonë final”, tha Erdogan duke shtuar se do të imponojnë një zonë sigurie në këtë rajon me çdo çmim.

Ushtria siriane ka rrethuar Idlibin si zonën e fundit të mbajtuar nga rrebelët.

Ndërkohë, Turqia ka futur tashmë mijëra ushtarë në veri të Sirisë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme