Sipas kësaj gazete, është kreu i policisë së Vojvodinës që mbron Haradinajn në “kontrabandën e armëve” nga Gjermania, Holanda dhe Hungarisë, e më pas Serbisë nëpër Danub e deri në Kroaci.
Ndërkaq, në numrin e nesërm (e mërkurë) të serisë së tretë të kësaj fanta-shkence, “Blic” shkruan se si kinse Haradinaj dhe grupi i tij paratë e kontrabandës së armëve po i investojnë në Serbi, respektivisht nëpër Vojvodinë.
“Paratë nga armët, Haradinaj i investon në ndërtesa nëpër Serbi”, është titulli i ballinës së numrit të së mërkurës.
Lidhur me këtë seri shkrimesh nga kjo gazetë, sot ka reaguar Ramush Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër personalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar storje për tregti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.
Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njejta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.
Këtë herë nuk më ndalin dot!
Ballina e ditës së hënë
Ballina e ditës së martë
Ballina e së mërkurës (30 nëntor)