Anulohet projekti për ndërtimin e lagjes luksoze afër liqenit të Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka marrë vendim për anulimin e vendimit të shumëpërfolur për ndërtimin e lagjes në afërsi të liqenit të Badovcit.


Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme