Koronavirusi në Itali, 58 të infektuar, 2 të vdekur. Shenohet rasti i parë në Milano

Infermierja që trajtoi pacientin 38-vjeçar ka rezultuar si pozitive me koronavirusin e ri.

Pacienti zero ishte një person që ishte vënë në karantinë qysh ditën e premte në shtëpinë e tij, ku jetonte vetëm.

 

Ai është transportuar në spitalin e Piacenzas brenda natës, pasi ka shfaqur simptomat e para të virusit

Momentalisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët.

Vijon të zgjerohet rrethi i të infektuarve me virus. Bilanci i pacientëve që rezultojnë pozitivë arrin në 58, ndërsa përveç Lombardisë dhe Venetos është regjistruar dhe rasti i parë në Piemonte dhe në Milano.

Ndërkohë shënohen 46 raste në Lombardia dhe 12 në Veneto.

Deri tani shënohen dy viktima ndërkohë numri i të prekurve që rezultojnë pozitiv ndaj këtij virusi sa vjen e rritet.

Në dy rajonet ku është përhapur virusi janë Lombardia dhe Veneto. Dy viktima janë shtetas italianë. Një 78 vjeçar në Veneto dhe një 77 vjeçare në Lombardi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme