“Ja arsyeja madhore për pjesëmarrje masive më 2 mars”, Presidenca Shqiptare publikon mesazhin e Kim Mehmetit

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, iu përgjigjet akuzave të mazhorancës për manifestimin e 2 marsit, përmes një mesazhi të shkrimtarit Kim Mehmeti, i cili shkruan mes të tjerash se “Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Blushi shkruan se mesazhi i Mehmetit është një arsye madhore për pjesëmarrje masive në manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta.

Të gjithë tellallëve të puçit kushtetues, që nxisin diversione të rëndomta për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit do t’ju përgjigjesha vetëm me këtë arsye madhore për pjesëmarrje masive, që jep një personalitet i madh i kombit tonë dhe me integritet të jashtëzakonshëm, Kim Mehmeti:

Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale. Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që mëkot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit”.

Ndaj të gjithë për shtetin kundër puçit të pushtetit! ??️

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin/Marrë nga BalkanWeb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme