“KJO PAKËNAQËSI E MADHE QË EKZISTON DO TË VLOJË NJË DITË DHE VLIMI DO TË PËRVËLOJË EDI RAMËN”

Narko diktatorët, narko shtetarët – sic e ka quajtur Sali Berisha qeverisjen e tanishme të Edi Ramës, ikin vetëm me revolucion demokratik. Ai shprehet i bindur se ky revolucion do të bëhet nga qytetarët e Shqipërisë dhe se kryeministri Rama do të merr ndëshkimin e merituar të historisë, njofton 24-ore.info

“Kjo pakënqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën”, është shprehur në intervistë me gazetarin Xhevdet Pozharin, njofton 24-ore.info

Ai shpreson se qeveria Rama nuk do të arrijë ta përmbullë këtë mandat, ngaqë sipas tij, cdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet, është një ndëshkim për shqiptarët.

Sa i përket manifestimit popullor të paralajmëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Berisha ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkëngjiten.

“Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha, i cili thotë se cdo ditë që kalon pa protesta është humbje e madhe, ka deklaruar Sali Berisha./24-ore.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme