Hoti nga Prevalla: Me VV-në ende kemi dallime për taksën!

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk kanë arritur në takimin e mbrëmshëm të merren vesh sa i përket çështjes së taksës.

Zëvendëskryeministri nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë për KTV-në se dallimet ndërmjet partnerëve të koalicionit ende ekzistojnë, derisa ka bërë të ditur se dy liderët pritet të takohen ditët në vijim.

Hoti ka shtuar se është tejet e rëndësishme që të ruhet marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Ajo që është esenciale është që ne të ruajmë partneritetet me miqtë tanë ndërkombëtarë, të realizojmë programin tonë qeverisës, të marrim përsipër agjendën shtetërore të dialogut sepse kemi legjitimitet qytetar për këtë çështje”, ka deklaruar Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme