Hysamedin Feraj : Shqiptarët në Maqedoni t`i bashkohen partisë Alternativa

Intelektuali dhe profesori universitar, Hysamedin Feraj ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit politike që po ndodhin në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos.

Ai ka porositur shqiptarët që të rreshtohen pas partisë Alternativa.

“ Besa është cilësi shqiptare. Por mund t’i jepet kujtëdo. Një parti shqiptare deri tani mbante emrin Besa. Pa mbiemër, pa përcaktim: besë ndaj kujt?
Me në fund na hoqi ankthin e pritjes: Besa paska qenë e dhënë sllavëve antishqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsesi, më në fund mori një mbiemër e një kallëzues. Si alternativë, mund të kishte qenë besë shqiptare dhënë shqiptarëve. Por jo.
Atëherë edhe shqiptarët të besatohen kundër saj dhe aleatëve të saj. Të bashkohen, me besë, për Alternativën Shqiptare!”, shkroi Hysamedin Feraj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme