​Një grua bie nga lartësia në një qendër tregtare në Veternik

Në lagjen Veternik në Prishtinë, brenda një qendre tregtare, një grua ka rënë në tokë nga një lartësi.

S’jepen detaje rreth incidentit, për shkak se ende s’janë sqaruar, megjithëse zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se gruaja e cila ka rënë është duke marrë tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një grua ka rënë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme