Arbër Zaimi i reagon Ramës: S’ke nevojë të na mbrosh nga Ramushi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dalë në mbrojtje homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit, për heqjen e taksës. Por, duke mbrojtur Kurtin, Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ka vendosur tarifën ndaj mallrave serbe. Për këtë, ka reaguar zyrtari i VV’së, Arbër Zaimi. Ai po thotë se Rama s’ka nevojë ta mbrojë Kurtin nga Haradinaj

Përmes një statusi në Facebook, Zaimi ka shkruar se një kryeministër i Shqipërisë do duhej t’i bashkonte qëndrimet dhe strategjitë me Kosovën.

“Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar padrejtësisht dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Tutje Zaimi thotë se qeverisë nuk i duhet mbrojtja e opozitës. Sipas tij, nevojitet qëndrim i përvasgkët ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Këto vende e projekte kanë fituar hapësirë, pikërisht duke shfrytëzuar moskoordinimin e shqiptarëve dhe prirjen e tyre që të “fitojnë pikë” para superfuqive duke u treguar sa më “bashkëpunues” me fqinjin, shpesh duke shkelur mbi vëllain, qoftë ai në krahun tjetër të pushtetit, qoftë në krahun tjetër të kufirit”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin. Ka thënë se ish-Kryeministri i Kosovës po baltos njeriun që po e zhbllokon Kosovën me heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit. Albini mund të jetë gjithçka por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”, ka shkruar Rama, në tëitter.

Reagimi i Ramës ka ardhur pasi Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin se ka bërë marrëveshje me Aleksander Vucicin për heqjen e taksës. Ka thënë se Kurti është dorëzuar herët ndërsa ka paralajmëruar veprime edhe më të këqija nga Kryeministri i ri i Kosovës.

Gjithë këto akuza, Edi Rama i ka quajtur idiotësi. Ka thënë se ideja se përmes taksës Serbia do ta njohë Kosovën është e parealizueshme.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi po e sulmon Albin Kurtin. Ka thënë se ish-Kryeministri i Kosovës po baltos njeriun që po e zhbllokon Kosovën me heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit. Albini mund të jetë gjithçka por kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”, ka shkruar Rama, në tëitter.

Reagimi i Ramës ka ardhur pasi Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin se ka bërë marrëveshje me Aleksander Vucicin për heqjen e taksës. Ka thënë se Kurti është dorëzuar herët ndërsa ka paralajmëruar veprime edhe më të këqija nga Kryeministri i ri i Kosovës.

Gjithë këto akuza, Edi Rama i ka quajtur idiotësi. Ka thënë se ideja se përmes taksës Serbia do ta njohë Kosovën është e parealizueshme.

“Asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës se sa ajo taksë e kthyer në një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA’s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës”, ka shtuar Rama.

Kosova vendosi taksën në fund të vitit 2019. Prej atëherë ka nisur presioni ndërkombëtar për heqjen e saj. Ramush Haradinaj dha dorëheqje duke mos pasur mundësi t’i bëjë ballë kërkesave të ndërkombëtarëve.

Albin Kurti ka paralajmëruar se taksa hiqet tërësisht nga 1 prilli ndërsa pjesërisht nga 15 marsi i këtij viti.

Lëvizjet e Kurtit erdhën pas kërkesave të SHBA’së. Pavarësisht vendimit të fundit të Kurtit, zyrtari amerikan Richard Grenell tha se SHBA nuk pajtohet me heqjen e taksës me kushtet. Madje, tha se Kurti po bën gabim serioz me këto veprime.

Në anën tjetër, Hashim Thaçi, ka vazhduar të kërkojë heqjen e taksës. Ai aktualisht ndodhet në vizitë në Amerikë./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme