Vuçiq rrëfehet para popullit serb për vizitën në Amerikë dhe takimin me Thaçin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i adresohet publikut sot në orën 11:00 me rastin e vizitës së tij të sapo përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vuçiq do të flasë gjithashtu për krizën e migrantëve dhe thirrjet e shpeshta për rrëzimin e rendit kushtetues të Serbisë”, tha zyra e presidentit serb për mediat, raporton Tanjug.

Në Uashington Vuçiq është takuar edhe me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Takimi është mbajtur me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme