Prej këtij muaji është paralajmëruar fluks i madh i ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga Kosova. Oferta të shumta për ta po vazhdojnë të vijnë nga shtetet tjera, kryesisht nga Gjermania, e cila edhe ka lehtësuar kriteret.
Gjermania ka lehtësuar procedurat për rekrutimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova. Nga ky shtet vazhdimisht janë publikuar oferta për punësimin e mjekëve nga vendi, shkruan Zëri.
Më 1 mars të këtij viti kanë hyrë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrësit e kualifikuar nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Ligji rreth Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.