Presidenti turk, Erdogan ditë më parë ka urdhëruar hapjen e kufijve për kalimin e refugjatëve sirianë, afganë, iranianë dhe marokenë drejt Europës. Media të ndryshme greke raportojnë për lëvizjen në masë të refugjatëve, që sipas tyre janë udhëzuar nga forcat kufitare turke se janë të lirë të lëvizin drejt Europës, e në kufirin greke ata janë pritur me plumba e dhunë fizike për të mos kaluar kufirin.
Refugjatët sirian ia kanë mësyer ishujve të Egjeut, por kanë hasur në rezistencë nga autoritetet greke në kufirin grek.
Greqia pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk kursen më asgjë për të detyruar refugjatët sirianë të mos zbarkojnë në tokën greke. Kështu policia dhe ushtria greke kanë hedhur sërish gaz lotsjellës në drejtim të emigrantëve
Shteti grek dhe autoritetet greke nuk kanë kursyer as plumbat në drejtim të refugjatëve sirian ku mes tyre kishte edhe fëmijëve.
Mirëpo një fakt nga një gazetë siriane, tregojnë se si gjatë periudhës se luftës se Dyte Botërore, ku me miliona njerëz ne Europë u detyruan te shpërngulen neper vendet te ndryshëm te botes, ndër to ish edhe vendet si Sisria dhe vende të tjera të lindjes që ishin në paqe.
Në përmbajtjen e gazetës shkruan: “Ushqim dhe veshja janë shpërndarë të gjithë atyre që vinin nga Greqia në Siri si refugjatë.”
Gratë Siriane shpërndajnë ushqim dhe rroba për fëmijët grekë.
Një nga postimit me te frekuentuara këto dite ne rrjete është një shkëputje nga një gazete siriane e cila daton vitit 1942 konkretisht periudhës se luftës se Dyte Botërore, ku me miliona njerëz ne Evropë u detyruan te shpërngulen neper vendet te ndryshëm te botes nder ta edhe vendet te Mesdheut te cilët atëherë ishin ne paqe dhe kishin prosperitet.
Në përmbajtjen e gazetës së datës 11 janar , viti 1942 shkruan: “Ushqim dhe veshja janë shpërndarë të gjithë atyre që vinin nga Greqia në Siri si refugjatë.”
Gratë Siriane shpërndajnë ushqim dhe rroba për fëmijët grekë shkruante gazeta siriane.
Ndërsa trupat gjermane dhe italiane pushtuan Greqinë, dhjetëra mijëra njerëz u larguan për në kampe refugjatësh në Lindjen e Mesme, shkruan bbc, transmeton Gazeta Metro.
Përderisa e kundërta po ndodhë me refugjatët sirian, të cilët janë pritur dhunshëm në kufirin grek, autoritetet kufitare kanë hapur zharrë, në drejtim të refugjatëve ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.