Analisti politik nga Shqipëria, Agim Baçi, vlrëson se atë që shqiptarët e filluan me luftë, e humbën në paqe dhe ai vlerëson se për këtë regres duhet bërë një analizë për atë se pse humbën disa të drejta që u fituan në luftën e 2001-shit.
“Pse u tolerua kaq shumë që të degradohet deri në këtë vijë që shqiptarët të diskutojnë disa gjëra që nuk do kishin më nevojë t’i diskutonin. Ndaj dhe gjykoj se edhe koalicionet mund të jenë vendimtare në këtë pikë por së pari duhet parë dhe analizuar forca politike që i ka përfaqësuar”, tha Baçi.