Shkup: Drejtoresha e infektuar me virusin korona, fundjavën ka mbajtur ligjërata, ka pasur kontakte e rreth 300 njerëz!

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska, për të cilën ministri njoftoi se është pozitive në testet për korona virus gjatë vikendit që lamë pas ka mbajtur ligjërata në Shkup.

Drejtoresha paraprakisht, kishte qëndruar në zonat e rrezikshme në Itali, kurse nga momenti që është kthyer në vend nuk e ka respektuar apelin e Qeverisë për të pushuar dhe për të mos shkuar në punë.

Për momentin, është duke u analizuar se me sa persona ka pasur kontakt në ditët që kemi lënë pas.

 “Në izolim shtëpiak janë 64 punonjës shëndetësorë të Klinikës për sëmundje të lëkurës. Prej 104 personave të cilët kanë marrë pjesë në simpozium, një pjesë e mirë janë nëpunës shëndetësorë dhe 24 pacientë, 13 të cilët janë hospitalizuar dhe 11 të cilët kanë qenë në spitalin ditor. Në izolim është edhe mjeku amë i Spitalit të Dibrës i cili fillimisht i kishte kontrolluar çiftin bashkëshortor të cilët janë në mesin e të prekurve me koronavirus”, ka deklaruare sot pasdite ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe ka pohuar se i kanë kontaktuar të gjithë me të cilët drejtoresha e Klinikës, e cila është shënuar si rasti i katërt me koronavirus, ka qenë në komunikim zyrtar gjatë javës së kaluar.

“Klinika për sëmundje të lëkurës do të mbyllet, pacientët do të riorientohen në repartet e tjera për dermatovenerologji të cilat do të funksionojnë në qytet dhe në mbarë shtetin. Të gjithë pacientët janë kontrolluar, të cilët mund të marrin terapi shtëpie dhe janë dërguar në trajtim shtëpiak dhe me mjekim shtëpiak dhe mbikëqyrje shëndetësore. Janë kontaktuar të gjithë kolegët të cilët kanë marrë pjesë në seminar të shtunën. Është mirë që bëhet fjalë për patologji që mund të trajtohen në mënyrë të anuluar, do të thotë nuk ka nevojë për urgjencë. Por, për disa nevoja urgjente kemi komunikim me kolegët e Klinikës së lëkurës të cilët mund të bëjnë sistem rotacioni duke i pasur parasysh kolegët të cilët nuk kanë marrë pjesë në këto ngjarje, do të thotë ata janë një pjesë e kolegëve të SPQ “8 Shtatori”, tha Filipçe.

Ministri ka pohuar se nuk është e saktë se ka pasur denoncim në Ministrinë e Shëndetësisë se drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës është kthyer nga Italia.

Ministri i shëndetësisë, Venko FIlipçe, ka apeluar që informacionet të merren nga burimi, ngase lajmet e rrejshme krijojnë panik. Ai tha se nuk duhet të përfitohet kjo situatë për pikur politike.

Ai ka thënë se edhe dy anëtarë të familjes së drejtoreshës së infektuar nga koronavirus janë në izolim, janë të intervistuar gjithë të punësuarit dhe të gjithë do të shkojnë në 14 izolim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme