Një peticion në internet që akuzon faqen pornografike ‘Pornhub’ për përfitime nga videot e dhunimit dhe abuzimit ka arritur mbi 388,000 nënshkrime.
Peticioni, i themeluar nga organizata amerikane kundër trafikimit Exodus Cry, akuzon faqen pornografike për legjitimet të trafikimit të qenieve njerëzore përmes pamundësisë së verifikimit të moshës. Shumë prej videove janë të ngarkuara nga përdoruesit, shkruan The Independent. transmeton sakte.net.
“Pornhub gjeneron miliona në reklama dhe të ardhura nga anëtarësia me 42 miliardë vizita dhe 6 milionë video të ngarkuara në vit”, thuhet në peticion.
“Megjithatë, faqja nuk ka një sistem të vendosur për të verifikuar me besueshmëri moshën ose pëlqimin e atyre që paraqiten në përmbajtjen pornografike”.
Peticioni citon shembuj të praktikës së dobët, përfshirë një rast të një vajze 15-vjeçare, e cila u zhduk në Florida vitin e kaluar. Ajo u gjet nga autoritetet pasi videot që shfaqeshin tregonin se ishte dhunuar dhe momenti i dhunimit ishe incizuar e ngarkuar në uebfaqe pornografike, përfshirë edhe Pornhub.
Nisma gjithashtu nënvizon rastet e reagimit të dobët të Pornhub ndaj përmbajtjes abuzive në faqen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Mindgeek, pronarët e Pornhub, janë përballur me akuza të kësaj natyre.
Në Mbretërinë e Bashkuar një hetim nga The Sunday Times në nëntor të vitit të kaluar gjithashtu zbuloi se Pornhub është përmbytur me pornografi që paraqesin klipe burrash që kryejnë akte seksuale para adoleshentëve në autobusë.