Dy kosovarë arrestohen në Gjermani pas përleshjes me thika në Winterthur të Zvicrës

Dy kosovarë janë arrestuar në Gjermani, ku ishin arratisur pas një zënke me thika midis shumë personash në Winterthur të Zvicrës të hënën mbrëma, ku dy persona u lënduan rëndë.

Kjo është bërë e ditur nga njoftimi për medie i Policisë në kantonin e Zurichut, i shpërndarë nga llogaria zyrtare në “Twitter” e saja, transmeton Koha.net.

Përmes njoftimit është bërë e ditur se dy kosovarët ishin arratisur në Gjermani, ku edhe ishin arrestuar.

“Gjatë operacionit të kërkimit në policisë së kantonit të Zurichut, në bashkëpunim me prokurorin publik të këtij kantoni, dy të dyshuar janë arrestuar nga policia gjermane. Të arrestuarit janë dy persona nga Kosova, të moshës 33 dhe 42 vjeçare”, shkruan në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme