Macja me emrin Xherdan, nga Ruti në Zvicër, është e mbuluar me rrudha nga koka te këmbët. Por pamja e saj unike, sikur të jetë një jashtëtokësore, ka bërë që të tërheqë vëmendjen e shumë personave, transmeton Shqip shkrimin.
Xherdani ngjan sikur është gjithnjë e inatosur dhe kjo sepse nuk ka qime, por për pronaren e saj, Sandra Filippi, 47 vjeçe, kafsha është mjaft e dashur dhe aspak agresive.
Ajo tregon se në fillim njerëzit tremben kur e shikojnë, por në vazhdim macja i bën për vete dhe ata miqësohen e kalojnë kohë bashkë.